Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa zhvilluan sot një takim të radhës disa orësh.
Ky takim i dyshes tashmë ka përfunduar dhe Mustafa bashkë me nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani kanë dalë jashtë nga takimi, raporton Indeksonline.
Mbetet të shihet nëse ky takim tri orësh në mes tyre do të rezultojë me arritjen e marrëveshjes për koalicionin bashkëqeverisës.
Dje u bën tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, ku VV doli partia e parë ndërsa LDK partia e dytë./I