Sonte janë zhvilluar pesë ndeshjet e para të xhiros së fundit në Serie A ku Juventusi është shpallur kampion për herë të nëntë radhazi. Ishte një sezon interesant ku befasi mund të konsiderohet skuadra e Atalantas që përfundoi e dyta. Në vendin e dytë përfundoi Interi kurse në të katërtin skuadra me drejtor sportive Igli Taren, Lazio
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së fundit të Serie A ku edhe këtë vit ka fituar Juventusi. Çështja e kampionit për Juventusin kishte përfunduar javë më parë kurse në ndeshjen e tyre të fundit ata u përballën me Romën, ndeshje të cilën e humbën me rezultat 1-3.
Sonte po ashtu është mësuar edhe renditja përfundimtare për skuadrat që do të dalin në Europë. Juventus, Inter, Atalanta dhe Lazio do ta përfaqësojnë Italinë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, kurse Napoli, Milan dhe Roma do të garojnë në Europa Ligë. Kurse nesër do të zhvillohen ndeshjet ku do të përcaktohen skuadrat që do të mbeten në Serie A dhe ata që do të binë.
AC Milan – Cagliari 3-0
Milan e ka vazhduar ecurinë e mirë këtë kampionat ku sonte ka shënuar ndeshjen e 12 rresht pa humbje, qëkurse u kthye futbolli në Itali pas shtyrjeve të koronavirusit. Goli i parë për Milanon erdhi në minutën e 10-të dhe ishte një gol qesharak i ish mbrojtësit të Liverpoolit, Klavan. Milan do të mund ta dyfishonte epërsinë në pjesën e parë por Zlatan Ibrahimovic dështoi të shënoi nga penalltia. Megjithatë Ibrahimovic e përmirësoi gabimin pasi që shënoi në minutën e 55-të. Goli i tretë i Milanit erdhi në minutën e 58-të. Një depërtim interesant i Castillejos në zonë bëri që ky i fundit të shënoi pas asistimit të Bonaventurës. Ky doli edhe të jetë rezultati përfundimtarë i ndeshjes. Milano e përfundon sezonin në vendin e gjashtë me 66 pikë, katër më pak se Roma dhe katër më shumë se Napoli.
Atalanta-Inter 0-2
Fati i kësaj ndeshje u vendos që në pjesë të parë. Interi dukej në formë në udhëtimin e tyre në Bergamo ku mposhti befasinë e këtij sezoni në Serie A, Atalantan. Interi kaloi shumë herët në epërsi, që në minutën e parë ku shënoi D’Ambrosio pas asistimit të Ashley Young. Ky i fundit shënoi edhe një gol të bukur në minutën e 20-të duke dyfishuar epërsinë. Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi derisa Interi e përfundon sezonin sivjet në vendin e dytë me 82 pikë, një më shumë se Juventusi. Atalanta në anën tjetër do të jetë edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve pasi që përfundoi kampionatin në vendin e tretë me 79 pikë.
Juventus-Roma 1-3
Roma ka arritur një fitore pothuajse të kotë kundër Juventusit. Juventus tashmë është shpallur kampion dhe për këtë ndeshje trajneri Maurizio Sarri kishte pushuar të gjithë lojtarët e tij. Të parët që kaluan në epërsi ishin Juventusi në minutën e pestë. Roma barazoi me Nikola Kalinic në minutën e 23-të, kurse përmbysi rezultatin nga penalltia në minutën e 44 me anë të Diego Perottit. Perotti do të shënonte përsëri në pjesën e dytë, në minutën e 52-të pas një solo depërtimi të Zaniolos, i cili asistoi për të dhe ky i fundit shënoi. Juventus u përpjek të kthej rezultat edhe pse nuk punoi shumë për shkak se ruajti energjitë kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve. Kështu kampioni tashmë i konfirmuar i Italisë përfundon kampionatin me 83 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë.
Napoli-Lazio 3-1
Ndoshta ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje. Për Napolin ishte pritur më shumë këtë sezon pasi që është parë skuadra e vetme që mund t’i bëj ballë Juventusit. Por doli që Lazio është skuadra që i bëri më shumë konkurrencë Juventusit gjatë sezonit, madje për disa javë ishte edhe në vendin e parë. Por, tashmë do të jetë vendi i katër për Lazion e Igli Tares. Napoli erdhi herët në epërsi, qysh në minutën e nëntë me Fabian që shënoi një gol të bukur. Ciro Immobile do të barazonte në minutën e 22-të, kurse nga penalltia Napoli do të kalonte në epërsi në minutën e 54-të. Golashënues ishte Lorenzo Insigne. Napoli do të shënonte edhe një gol në minutat shtesë me anë të Politanos për ta përbyllur sivjet aventurën në vendin e shtatë dhe do të luajë në Europa Ligë. Lazio në anën tjetër do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm pasi që ka përfunduar në vendin e katër me 78 pikë.