Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri të dyshuarave për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda”.
Vendimi për masën e paraburgimit ndaj tri të dyshuarave, të cilat sot kanë dalë para gjykatës, pritet të bëhet i ditur më vonë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.
Dy të tjerat dyshohen për veprat dhënia e ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim apo incizim i paautorizuar.
Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka tërhequr licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Pejë.