Ka përfunduar protesta e banorëve të fshatrave Gllarevë, Rixhevë, Stapanicë dhe Përqevë.
Me pankarta në duar “Jo devijimit të rrugës”, ata sot protestuan para objektit të Qeverisë në Prishtinë.
Kjo është protesta e tretë me radhë, ku të njëjtit kërkojnë qē rruga e re që pritet të shtrohet mos të devijohet sepse sipas tyre u dëmtohen bizneset e prej të cilave dhe jetojnë.
Banorët sot gjatë protestës, kērkuan takim me Ministrin e Infrastrukturës, ndërsa i ka mirëpritur, zv.ministri Hysen Durmishi.
I njëjti u premtoj se do të shkojë në vendin e ngjarjes dhe do t’i shqyrtoj kërkesat e tyre./Kina info/