Përfundon protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës e ka ndërprerë seancën plenare.

Protesta që nisi në orën 10:00 eskaloi, pasi protestuesit u futën në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por u ndaluan nga Policia. Policia ka njoftuar për dy policë dhe një protestues të lënduar.