Përfundon pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Drenicës, ky është rezultati

Sot  zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Xhiron e dytë në elitë do të mbyllet në Klinë, ku do të ballafaqohen Dukagjini me Drenicën.

Dy ekipet në xhiron e parë kanë marrë nga një pikë dhe tani të dyjat në këtë ndeshjen kërkojnë objektivin e tre pikëve të plota.

Gazeta “Sheshi” do të raportoj minutë pas minute për këtë ballafaqim:

LIVE:

DUKAGJINI 0-1 DRENICA 

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë!

40′ Millaku (Duk) gjendet për mrekulli në zonë, por goditjen e tij e bllokon Qlirim Avdulli i cili e shpëton Drenicën.

29′ Dallku (Duk) nuk arrin ta dërgoi topin në rrjet pas harkimit të mrekullueshëm nga Arbër Shala.

26′ Shabani (Duk) gjendet mirë në zonë, por mungon finalizimi.

14′ GOOOL! Osman Mëziu (Dre) gjuan nga penalltia dhe realizon për epërsinë e Drenicës.

13′ Zabergja (Dre) pengohet në zonë dhe fiton penallti.

10′ Kalojnë dhjetë minuta nga fillimi i ndeshjes, asnjëra skuadër nuk ka arritur të rrezikoj seriozisht.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Basriu, Dalku, Shala, Millaku, Shabani, Ahmeti, A. Merlaku, Mulaj, AB. Merlaku. Kryetrajner: Armend Dallku 

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Gashi, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjyqtarët: Erdall Zasella, Alban Ejupi, Arbnor Bullatovci, Mervan Bejtullahu, Shpëtim Murtezi (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë