Përfundon ndeshja në Gjilan, Drita fiton ndaj Dukagjinit

Ndeshja e fundit në xhiron e 16-të në BKT Superligën e Kosovës, u zhvillua sot në Gjilan, në mes të Dritës dhe Dukagjinit me fillim nga ora 13:00.

 

Pas vetëm nëntë minutave, skuadra e Ardian Nuhiut ishte në avantazh. Arbnor Muja kalojë bardhekaltërit në epërsi pas harkimit të Almir Ajzeraj.

 

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, pas harkimit të Albin Krasniqit, Drita fitojë penallti e cila nuk u konkretizua nga Almir Ajzeraj.

 

Pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Altin Mërlaku u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari Mentor Ajeti, për karton të kuq ishin të bindur dhe dhoma e VAR.

 

Me një lojtar më shumë, Drita arriti të shënonte dhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

 

Në listën e golashënuesve emri i Arbnor Mujës u shënua për herën e dytë, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 61-të pas një asisti të mrekullueshëm nga Albin Krasniqi.

 

Gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Ilir Blakqori arriti të shënonte pas asistimit maestral nga Muharrem Jashari.

 

Ky i fundit u përkujdes që asistin e radhës ta bëjë në minutën e 92-të, ku Ardit Tahiri vulosi gjithçka për rezultatin final.

 

Kjo është hera e parë në edicionin 2021/22 që bardhekaltërit arrijnë të shënojnë katër gola në një ndeshje.