Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LDK-së në selinë qendrore.
Indeksonline mëson se në këtë mbledhje, Hoti i ka treguar kryetarëve të degës për punën gjashtë mujore si kryeministër i Kosovës.
Në takim ishin shumica e kryetarëve të degëve. Hoti gjatë prezantimit të tij, mori kritika të ashpëra për mos komunikim me degët e LDK-së gjatë kohës sa ishte kryeministër.
Po ashtu, ai është kritikuar se nuk ka mbështetur strukturat e LDK-së, duke mos bërë diçka konkrete në punësim.
Ndër më të ashprit me kritika ka qenë kryetari i degës së LDK-së, Feim Brava, mëson Indeksonline.
Pjesë e këtij takimi nuk ishte Isa Mustafa, por ishin Agim Veliu dhe Arban Abrashi.
Indeksonline mëson se disa nga kryetarët e degëve e shohin këtë takim të organizuar nga Hoti se tentim për t’u rikandiduar si kryeministër.
Tutje, mësohet se disa degës si Hani i Elezit, Shtimja por edhe Rahoveci janë kundër rikandidimit të Hotit për kryeministër.
Hoti në ditët në vijim pritet të iu dërgoj me email kryetarëve të degëve të LDK-së raportin e tij të punës.
Po ashtu në ditët në vijim, pritet që LDK të ftoj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të aprovohet kandidatura për kryeministër dhe lista për deputetë./