Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e nëntë në Ligën e Dytë të Meshkujve, apo e fundit për stinorin vjeshtor,
Llapi ka mundur Fushë Kosovën me shifrat 91:69. Llapjanët kanë shtatë fitore dhe dy humbje, derisa Fushë Kosova tri fitore dhe pesë humbje.
Humbjen e parë në këtë edicion e ka pësuar Borea, që është mposhtur nga Dardanët 88:60. Kjo ishte humbja e parë për Borean pas shtatë fitoreve radhazi, kurse Dardanët kanë gjashtë fitore dhe tri humbje.
Gjakova e Re ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit në udhëtim 50:70. Për skuadrën gjakovare kjo ishte fitorja e gjashtë, derisa numëron edhe tri humbje, kurse Dukagjini ka një fitore dhe shtatë humbje.
Fitoren e gjashtë e ka regjistruar edhe Sfera, që mundi Gjakovën 78:57. Sfera ka edhe tri humbje, kurse Gjakova tri fitore dhe pesë humbje.
United Basketball ka vazhduar me humbje, që është e nënta radhazi, duke pësuar nga Kaçaniku 51:58, ndërsa skuadra kaçanikase ka tri fitore dhe katër humbje.
Liga e Dytë – Java 9
Llapi – Fushë Kosova 91:69
Dardanët – Borea 88:60
Dukagjni – Gjakova e RE 50:70
Sfera – Gjakova 78:57
United Basketball – Kaçaniku 51:58