Përfundon bastisja e Policisë në Gorazhdevc të Pejës

Specialët e Policisë së Kosovës kanë mbyllur bastisjen në Gorazhdevc, aksion që erdhi pas arrestimit të Milorad Gjokoviqit.

Gjokoviq u prangos pas kontrollit dhe bastisjes së Autoritetit të Përkohshëm në Pejë, i cili ndodhet në Gorazhdevc, nën dyshimin për krime lufte të kryera në rajonin e Pejës, gjatë vitit 1999.

Me këtë rast, një numër i banorëve u mblodhën në qendër të Gorazhdevcit.

Për këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Pejës, Millosh Dimitrijeviq, në prononcim për ‘Radio Gorazhdevcin’.

Bëhet e ditur se gjatë aksionit një qytetar serb i alkoolizuar ka tentuar të pengojë policinë në kryerje të detyrës, dhe i njejti është gjobitur me 300 euro dhe i është hequr patenta për 9 muaj.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por vetëm ka deklaruar se ai ishte në gjendje të alkoolizuar./Radio1

https://youtu.be/J1uaYkp_Yi8