Ka përfunduar bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.
Klinaku ka njoftuar që të afërmit e Berishës kanë treguar që gjatë bastisjes kanë konfiskuar vetëm një telefon.
Klinaku orë më parë konfirmoi që Specialja kishte nisur me bastisje.
“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Shtëpia e ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte bastisur edhe më 14 shtator./