PËRFUNDOJNË PUNIMET NË KANALET E UJITJES NË DOLLOVË
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku dhe drejtori i Administratës, z. Binak Sylaj kanë vizituar fshatin Dollovë për të parë nga afër përfundimin e punimeve në kanalet e ujitjes.
“Duke i parë kërkesat e nevojat e bujqve, kam premtuar se investimet në bujqësi do të rriten gjatë këtij mandati. Me një planifikim e menaxhim të duhur të buxhetit komunal, kemi arritur që t`i realizojmë disa projekte të rëndësishme në këtë sektor, që bujqve t`ju sigurojmë kushte me të përshtatshme për punë e t`i stimulojmë për kultivimin e kulturave bujqësore. Vitin e kaluar kemi bërë ndërtimin e 1022 metrave, ndërsa këtë vit do të ndërtojmë edhe 300 metra kanal të ujitjes e që ka një vlerë totale për të dy fazat e ndërtimit mbi 86 mijë euro. Ndërtimi i kanalit të ujitjes do të lehtësojë punën e bujqve të këtij fshati, në ujitjen e tokave dhe zhvillimin më të hovshëm të bujqësisë”, ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.