Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid ka shkuar në pushim me epërsi 1-0, si mysafir i Manchester Cityt, rezultat ky që i dërgon ”Mbretërit” në gjysmëfinale.
Golashenues ishte sulmuesi brazilian Rodrygo, në minutën e 12-të.
Në ndeshjen tjetër mes Bayern Munich dhe Arsenal, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0.
Ky rezultat e dërgon ndeshjen në vazhdime, pasi takimi i parë kishte përfunduar me barazim 2-2.