Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të fundit të xhiros së 30-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Kampioni aktual, Ballkani po e shkel Trepçën ’89, ku rezultati pas 45 minutave është 3-0,
Albin Berisha shënoi dy gola në minuta 28′ dhe 41′, kurse Lumbardh Dellova shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 41-të.
Në Podujevë, pjesa e parë e ndeshjes Llapi – Dukagjini, ka përfunduar me barazim 1-1.
Mysafitrët kalun të parët në epërsi me golin e Arber Shalës në minutën e 28-të, ndërsa pesë minuta më vonë Llapi barazoi me golin e Festim Alidemaj.
Në ndeshjen tjetër mes Gjilanit dhe Drenicës, pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0