KOMUNIKATE SHTYPI
Misioni në Kosovë: përmbyllet Swift Rescue
Përfundoi Swift Rescue, stërvitje në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë
Ushtria e Komandës Rajonale Perëndimi përfundoi sot, në përputhje me masat anticovid, Swift Rescue (Shpëtim i shpejtë), një stërvitje e përbashkët evakuimi në mbështetje të misionit të KFOR-it missione KFOR, duke vepruar me skenarë të kontrollit të turmës, aktivitete të kontrollit të trazirave, ushtrime për lirinë e lëvizjes dhe operacione për të siguruar objektiva të ndjeshëm, që të gjitha synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji totale me homologët aleatë.
Në veçanti, gjate stërvitjes, asete italiane, moldave, sllovene dhe të Maqedonisë së Veriut u vendosën në ish-aeroportin e Gjakovës dhe simuluan një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) me qëllim evakuimin e një LMT (Ekipi Monitorues Ndërlidhës).
Ndërveprueshmëria ndërmjet komponentëve të ndryshëm shumëkombëshe, trajnimi i vazhdueshëm, njohja dhe krahasimi mbi procedurat e ndryshme tekniko-taktike për konsolidimin e aftësive operacionale, janë objektivat mbi premisën e detyrave të QRF-së e cila ka përfaqësuar gjithmonë një njësi të aftë për t’iu përgjigjur menjëherë dhe me vendosmëri situatave të krizës në mbështetje të njësive të NATO-s që kanë nevojë për një asistencë të tillë.
KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e dalë nga rezoluta 1244 e OKB-së, e vitit ’99, mbetet i vigjilent për të mbajtur një mjedis të sigurt në këtë zonë për të gjitha komunitetet e Kosovës dhe për të mbështetur zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës nën mandatin e tij fillestar, gjegjësisht atë të një force të mbrojtjes civile në kuadër të Organizatës më të gjerë të Sigurisë së Kosovës.
#UnaForzaperilPaese