Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit, raporton ‘RADIO 1’.
Në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targa të Kosovës është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.