Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi është përfshirë nga flakët të mërkurën në Brestovik të Pejës.
Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.
“Brestovik, Pejë / 04.09.2024 – 13:50. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një shtëpi që e kishte kapluar zjarri dhe kishte filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër. Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.