Një kamionetë është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Prishtinë, më saktësisht në rrugën B, por ende nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë zjarrëfikësit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, ku një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën B.
‘’Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë’’, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Ahmeti.