Përfiutesit e Ndihmës Sociale, nuk kanë nevoj të riaplikojnë as muajin Janar 2021.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i QPS-së, Ilir Bacaj.
Ja njoftimi i plotë i z.Bacaj:
“Të nderuar shfrytëzues të Asistencës Sociale,
duke u bazuar në Vendimin e MPMS, Nr.01/39, të datës.01.11.2020, ku për shkak të situatës së pandemisë janë pezulluar procedurat e ri aplikimit në afat të pacaktuar për familjet në Skemën e Ndihmës Sociale, ju njoftojmë se,
procedurat e RIAPLIKIMIT për familjet shfrytëzuese të ndihmës sociale edhe për muajin janar 2021, do zhvillohen PA PREZENCËN E PALËVE.
Me respekt,
Ilir Bacaj,
Drejtor i Qendrës për Punë Sociale