Përditësimi i fundit nga numërimi i votave: AAK fiton 5 mandate në Kuvend, Nisma 3

Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicioni “Për Kosovën Fituese”.

Sipas këtyre të dhënave, AAK-ja ka fituar 5 mandate, kurse Nisma 3.

Deri më tani më i votuar në këtë koalicion është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 36 mijë e 177 vota.

Pas tij renditet, Fatmir Limaj me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj me 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha me 12 mijë e 339 vota, Arbëresha Krasniqi (Nisma) me 10 mijë e 720 vota dhe Vesel Krasniqi (Nisma) me 10 mijë 349 vota.