Përditësimi i fundit në KQZ, bie lehtë PDK-ja, ngrihet Lidhja Demokratike e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtyre rezultateve, deri në orën 11:42 të datës 21.02.2025 janë numëruar 2,433 vendvotime nga 2,533 apo 96.05 për qind e tyre.

Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

Bazuar në rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje i ka shtuar edhe rreth shtatë mijë vota më shumë dhe është rritur në përqindje nga 40.89% në 40.90%.