Problemet në Partinë Demokratike të Kosovës në Podujevë po vazhdojnë të bëhen çdo herë e më të pranishme.
Dega e kësaj partie në Podujevë e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Grupit Parlamentar, Rafet Llapashticën- i cili është baxhanak i Kadri Veselit.
Llapashtica duket se është në krahun e gardës së vjetër në PDK, ndërsa garda e re ka votuar për shkarkimin e tij.“Fatmir Rudari, Florete Zejnullahu, Arber Blaku, Endrita Murati dhe Bashkim Syla”, janë asmblistët që kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës.
PDK aktualisht është në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Vështirësi brenda këtij procesi janë regjistruar në disa degë të kësaj partie në Kosovë.