Për të tretën herë radhazi Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë rastin e Nezir Mehmetajt për plotësim!

Gjykata e Lartë në Beograd për të tretën herë radhazi ia ka kthyer Prokurorisë aktakuzën kundër kosovarit, Nezir Mehmetaj për plotësim.

Serbët Mehmetajn po e akuzojnë për krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë të komunës së Klinës, kinse të kryera në qershor dhe korrik të vitit 1999.

Sipas raportimit të fundit të mediave serbe, Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë ndaj Mehemtaj para një muaji, por tashmë asaj i është kthyer për plotësim, transmeton Indeksonline.

Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar të këtij viti dhe prej atëherë po vazhdon të jetë në paraburgim.

Pala mbrojtëse e Mehmetajt patën deklaruar se kjo është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, duke i dhënë shans për mbledhje të provave që nuk i ka dhe as nuk ekzistojnë./