Hoxhë Blerim Musliu ka dhënë një lajm të mirë përmes një postimi në FB.
Ai ka thënë edhe këtë vit po fillojnë me projektin e shpërndarjes së bukëve falas për agjëruesit dhe nevojtarët përgjatë gjithë muajit Ramazan.
Ky është njoftimi i hoxhës nga Klina:
Është kënaqësi të jem pjesë e këtij populli bujar dhe bamirës, të cilët në vazhdimësi na kanë përkrahur në projektet për të mirën e shoqërisë.
Zoti ua shpërbleftë me të mirat e Tij!
E padyshim se kjo do të ndodhë, ngase Zoti ka premtuar se do të jetë në ndihmën e robërve të Tij, derisa ata të jenë në ndihmë njëri-tjetrit.
E për agjëruesit, kush jep ushqim, do ta ketë po aq shpërblimin sikurse të agjëruesit.
Ky është viti i shtatë me radhë në këtë projekt, ku parashihet që çdo ditë të shpërndahen 500 bukë.