UEFA ka vendosur që, për shkaqe sigurie, ndeshja kualifikuese e Euro 2021 në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë të zhvillohet në terren neutral
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021, do të luhet në terren neutral
Në fakt, UEFA ka vendosur që ky takim, i paraparë të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena”.
Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral.
Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti.
Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-offit