Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë, ka njoftuar se për shkak të përmbytjeve, takimi i paraparë për nesër me ministrin Mehaj, lidhur me fushatëj rekrutuese dhe ushtrinë, shtyhet për një afat të caktuar për të cilin do të jeni të informuar me kohë.
Ky është njoftimi:
Të nderuar anëtarë e aktivistë të Qendrës tonë,
të nderuar qytetarë të Klinës,
Për shkak të gjendjes së krijuar nga vërshimet në qytetin tonë, ju njoftojmë se takimin me qytetarë të ministrit Mehaj, lidhur me Fushatën Rekrutuese dhe Ushtrinë 2023, të organizuar për datën 21 Janar 2023 (nesër) shtyhet për një afat të caktuar për të cilin do të jeni të informuar me kohë.
Ju falemnderit për mirëkuptim!