Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për masat preventive kundër Koronavirust.
Nga kjo mbledhje është vendosur që të gjitha aktivitet sportive të mbahen pa praninë e tifozëve, shkruan Indeksonline.
“Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër“, ka thënë Qeveria.
Kështu që, secila garë do të zhvillohet sipas planifikimit por pa tifoz në tribuna.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër