Drejtoria e QKMF-së në Klinë, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka dhënë një sqarim për mbarëvajtjen dhe procesin e vaksinimit antiCovid në këtë komunë.
Në sqarim thuhet se për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për vaksinë dhe rasteve të shumta pozitive me Covid, edhe të shtunën do të vaksinohen qytetarët.
Ky është sqarimi i plotë:
INFORMATË RRETH PROCESIT TĒ VAKSINIMIT NË KLINË
Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës
Duke pasur parasysh fluksin e madh të qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar, ne kemi bërë përpjekje maksimale në menaxhimin e procesit tē vaksinimit në mënyrë adekuate duke formuar me kohë ekipet e vaksinimit, por situata sot na është vështirësuar nga përhapja e virusit në masë të madhe, ku vetëm sot rreth 300 teste rapide janë realizuar në QKMF, dhe prej tyre gati 90 pozitiv.
Duke pasur parasysh që kemi numer shume te madh të kerkesave për vaksinim eshte vendosur qe procesi i vaksinimit te vazhdojë edhe diten e shtundë.
Po punojmë vazhdimisht ta rregullojmē situatën shpejt, prandaj mē duhet të ju njoftoj që në mēnyrë që të iu ikim pritjeve tē gjata , terminet do të bëhen vetëm online në platformën eKosova, kështu që janë ndërprerë caktimi i termineve në qendrën e vaksinimit në Klinë.
Me respekt,
Drejtoria