Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të realizohen 57 fluturime vajtje-ardhje me shtetet e ndryshme të botës,
Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi, në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se që nga data 19 dhjetor deri në ditën e djeshme në Kosovë kanë hyrë mbi 25 mijë persona.
Sipas Gashit, numri më i madh i pasagjerëve që fluturojnë përmes aeroportit është nga Zvicra, e cila pasohet nga Gjermania.
“Nga e shtuna (19.12 deri 23.12.2020) në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës kanë hyrë mbi 25,000 pasagjerë. Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë për dhe nga aeroporti i Prishtinës është Zvicra, më pas vjen Gjermania”, tha Gashi.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se që nga data 19 dhjetor deri më datë 27 dhjetor pritet të realizohen 480 fluturime në aeroportin e Prishtinës.
“Nga e shtuna e javës që lamë pas (19.12.2020) deri te dielën me datë (27.12.2020), priten të realizohen 480 fluturime, ( vajtje-ardhje)”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Gashit.