Gjatë muajit gusht, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar 949 pacientë,
Nga kjo shifër, 67 pacientë janë hospitalizuar në Kirurgji, 28 në Ortopedi, 3 në Urologji, 3 në ORL, 276 në Gjinekologji, 157 në Neonatologji, 46 në Pediatri, 110 në Interno, 61 në Infektiv, 13 në Neurologji, 13 në Psikiatri, 140 në Pulmologji, 1 në Kujdes intenziv dhe 31 në Njësinë Koronare.
Po ashtu, brenda mujit gusht janë kryer 111 operacione (15 operacione Kirurgjike, 20 operacione Ortopedike, 1 operacion Urologjik, dhe 75 operacione Gjinekologjike), njofton tutje spitali, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij muaji kanë lindur 80 djem e 81 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 64).
Sa i përket shërbimeve ambulantore, vizita mjekësore kanë qenë 4658, 879 shërbime në Ro-Kabinet dhe 103 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1,537.
Gjithashtu në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 875 shërbime të dializës.