Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do ta kenë pushim sot, për nder të Ditës së Çlirimit.
Edhe pse 12 qershori nuk është festë zyrtare, është vendosur që nxënësit të pushojnë një ditë pas.
Sot, Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe ndryshimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb.
Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar.
Serbia tërhoqi forcat paramilitare nga territori i Kosovës, pas 78 ditësh bombardime nga NATO drejt caqeve serbe.
Ndërkohë, disa nxënës do ta kenë pushim edhe nesër, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë.