Dy konfederatat e futbollit, UEFA dhe CONMEBOL, kanë shpallur edicionin e parë të Sfidës së Klubeve.
Sevilla si fituese e Europa League dhe do të luaj ndaj skuadrës Independiente del Valle nga Ekuadori e cila është fituese e Copa Sudamericana për vitin 2022,
Ndeshja do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán të Sevillas, më fillim nga ora 22:00.
Ndeshja zgjat 90 minuta dhe nuk ka kohë shtesë. Nëse rezultati është i barabartë në kohën e rregullt, fituesi do të vendoset me penallti.
Ky edicion inaugurues do të quhet “Antonio Puerta XII” në nder të ish-lojtarit të Sevillas, i cili vdiq në vitin 2007 në moshën 22-vjeçare pas një arresti kardiak