Historia e tyre e dashurisë nisi me një përshëndetje që u duk se do të mbetej veç aq, por nuk rezultoi kështu. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj gjetën te njëri-tjetri shpirtin binjak duke krijuar një familje të bukur që është edhe prioriteti i tyre.
Çifti është bekuar me një vajzë, Adean që ka edhe një vëlla të madh nga martesa e mëparshme e këngëtarit, Gjinin. Në postime, hera-herës kemi parë raportin e bukur familjar, por është vetë Eni që rrëfen për herë të parë në “The Elite Way” në ATV, marrëdhënien e saj me Gjinin.
Eni Koçi: Unë tani e konsideroj si shok sepse është rritur.
-I ankohesh ndonjëherë djalit për Gencin ose merre babin në telefon, shih ku është?
Eni Koçi: Ai është tip shumë… ka një lloj autoriteti, ka formuar një karakter, nuk bëhet pjesë e lojës kollaj, por zakonisht jemi grup kundër Gencit. Është fantastik, kam një raport shumë të mirë, e kam si shok. Është një person shumë i rëndësishëm tashmë në jetën time kështu që jam shumë e lumtur që që prej fillimit kemi pasur një harmoni shumë të madhe mes nesh, por sigurisht mes gjithë familjes në këtë rrethanë.
Genc Prelvukaj: Unë e them shpesh, është edhe njëfarë lloj investitori në qetësinë tonë sepse është djalë i matur shumë, punon, është në fakultet. Unë e ngatërroj, them është djali im i vogël apo djali.