Çmimet e produkteve të naftës në Kosovë kanë shënuar ngritje për 1 cent.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku për 24 orët e ardhshme çmimi i naftës do të jetë 1.74 euro, për dallim nga dje ku çmimi ishte 1.73.
Ngritje të çmimit ka shënuar edhe benzina, ku deri nesër në ora 10:00 do të jetë 1.68 euro,
Rregullimi i çmimit po bëhet nga ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme.