Disa qytetarëve u janë vendosur gjoba për mos respektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë gjobitur 636 persona për mos respektim të masave për Ligjin e Pandemisë.
Ndryshe, në muajin gusht ishte miratuar Ligji anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Ndërsa, gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.