Brenda një dite janë ngritur 44 aktakuza ndaj 60 personave në Kosovë.
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgmimi ndaj 8 personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë për media:
Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.
rokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.