Sot, në QKMF ,,Nënë Tereza” në Klinë, u mbajt ceremonia e pensionimit të Bajram Gashi, vozitës me një përvojë pune mbi 20 vjeçare.
Me këtë rast, atij nga Drejtori i QKMF-së, Dr.Haxhi Ibishi, ju dhurua dhe një mirënjohje.
“Puna e palodhshme e Bajramit ne transportin e pacientëve ishte një shembull i veçantë se si duhet të punojnë gjeneratat e reja në të ardhmen.
Urime pensionimin Bajram Gashi.
QKMF -ja ju dëshiron pleqëri të mbarë dhe të shëndetshme”, shkruhet në njoftimin e QKMF-së në rrjetin social FB.