Pensionohet Pashk Demiri , 40 vjet shembull përkushtimi në QKMF në Klinë

Sot në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë u shënua një ditë e veçantë e mbushur me emocione: ditëlindja e 65-të dhe pensionimi i z. Pashk Demiri, i cili pas gati katër dekadash shërbimi si kontabilist, përmbylli rrugëtimin e tij profesional me dinjitet e krenari.

Z. Demiri ka qenë për vite të tëra një shtyllë e fuqishme e administratës sonë, duke shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri të rrallë në shërbim të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

“Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e QKMF “ Nënë Tereza “ në Klinë , s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe për stafin shëndetesor administrat sesa nga ai – që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm punë, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.
Të jemi mirënjohës përjetë ne stafi shëndetesor dhe e gjithe Administrata – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne.
Të urojmë pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar!”, shkruhet në postimin e QKMF-së në Klinë.