Sot, në QKMF ,,Nënë Tereza” në Klinë, u mbajt ceremonia e pensionimit të një prej Infermierëve të parë shqiptare në këtë komunë Sanije Veselaj Bekaj me një pervojë punë rreth 45 vjeqarë.
Prania e Drejtorit të QKMF, zv.drejtorit , Kryinfermierës,mjekëve, teknikêve, motrave dhe stafit në përgjithësi i dhanë më shumë ngrohtësi kësaj ceremonie.
Puna e palodhshme e Infermierës Sanije Bekaj ishtë nje shembull i veqantë se si duhet të punojnë gjeneratat e reja në të ardhmen.
Puna e saj e palodhshmë deri në ditën e pensionimit, kulmoi në ditën e sotme me respektin e pa shoq që treguan të gjithë miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e saj.
Urime pensionimin Sanije Veselaj-Bekaj! Pleqëri të mbarë dhe të shëndetshme!