Pensionohet doktor Augustin Selmanaj, Spitali i Pejës falenderues ndaj punës së tij

Mjeku Specialist i ORL-së Augustin Selmanaj nga Klina është pensionuar sot.

Doktor Augustini njihet për kontributin e madh që ka dhënë ndër vite tek pacientët e shumtë, shkruan Klina.info.

E për punen dhe përkushtimin e tij, falenderim kanë bërë edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Statusi i plotë:

Pas shumë viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve u pensionua Mjeku Specialist i ORL-së Augustin Selmanaj.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon Doktor Augustinin për kontributin e madh që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e tij.

Gjithmonë do jemi mirënjohës.