Mëngjesin e ditës së shtunë, Policia e Kosovës, në Pejë, kishte arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kishin sulmuar një zyrtar policor, i cili sipas raportit, ishte në kryerje të detyrës.
Menjëherë pas intervistimit, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit ishin liruar.
Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 21.12.2019-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.