Një grua në Pejë ka raportuar në policia se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ia ka grabitur çantën e krahut.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Konstantini i Madh”, në Pejë. Viktima ka thënë se në çantë kishte 6-7 euro, ndërsa autori është larguar në drejtim të panjohur.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Rr. Konstantini i Madh, Pejë 02.01.2025 – 18:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 0rësh të Policisë së Kosovës.