Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

Një aksion i para pak minutave i Prokurorisë së Pejës në një fabrikë të mishit në Pejë ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mishit.

Sipas prokurorisë 3 mijë e 450 kilogramë mish janë konfiskuar pasi nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Po ashtu është dhënë urdhërër që mishi të shkatërrohet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“3450 kilogram mish janë blerë në mënyrë të rregullt por  vendi ku është vendosur ka qënë vendi që përmban mbeturinat-lëkurat e lopëve, e qe temperatura duhej të ishte -18, por që në rastin konkret ka rezultuar në +7” tha Qavolli.

Po ashtu, 7 lopë sipas njoftimit nuk i kanë pasur matrikulat e vendosura në vesh, andaj janë konfiskuar nga dogana për kundërvatje doganore.

Prokurori Qavolli tha se një person është arrestuar lidhur me rastin.