Është arrestuar një i mitur në Pejë, pasi i njëjti ka plagosur një person, poashtu të mitur.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht,
“Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.