Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë në Pejë.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur kanë hyr në shtëpinë e tij, me ç’ rast kanë demoluar gjësendet në shtëpi, shkruan IndeksOnline.
“VJEDHJE E RËNDË Pejë 21.04.2021 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur kanë hyr në shtëpinë e tij, me ç’ rast kanë demoluar gjësendet në shtëpi. Sipas viktimës ju kanë vjedhur: një revole, para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./