Në vigjilie të 20 vjetorit të Çlirimit të Pejës, Komuna ka publikuar agjendën zyrtare në shënim të kësaj date të rëndësishme. Më 16 qershor, ditë e diele, nën patronatin e Kryetarit, Gazmend Muhaxheri, me ceremoni zyrtare do të nderohen të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë sakrifikuar për liri. Ceremonia qendrore do të mbahet në Teatrin “Istref Begolli”. Me titull “Qytetar Nderi” do të dekorohen: ish-deputeti Ymer Muhaxheri, ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, Gjenerali i KFOR-it, Mauro Del Vecchio.
Kjo është agjenda e plotë:
11:00 – Ngritja e Flamurit, Intonimi i Himnit, Vendosja e Luleve pranë Flamurit në shenjë nderimi për të gjithë të rënët.
11:30 – Ceremonia Qendrore në Teatrin e Pejës “Istref Begolli” ku do të mbahen fjalë e rasti dhe përshëndetëse nga personalitetet pjesëmarrëse si dhe do të dorëzohen titujt e nderit për:
Mauro Del Vecchio, Gjeneral i KFOR-it që komandoj forcat ndërkombëtare ushtarake të NATO-së në Pejë në vitin 1999 merr titullin Qytetar Nderi
Stipe Mesiq, ish-Presidenti i Republikës së Kroacisë merr titullin Qytetar Nderi
Ymer Muhaxheri – Qytetar Nderi
Ali Daci – Qytetar Nderi
Jusuf Buxhovi – Nderi i Qytetit
Xhevat Gashi – Qytetar Nderi Post-Mortum
Mustafë Ademaj – Qytetar Nderi Post-Mortum
Gani (Brahim) Ramaj – Titulli “Azem Shkreli” Post-Mortum
Spitali i Qytetit “Bajram Curri”, Shqipëri – Mirënjohje Komunale
OJQ Humanitare “Sali Çekaj” – Mirënjohje Komunale
Familja Bralaj (Rozhajë) – Mirënjohje Komunale
Familja Haliloviq (Rozhajë) – Mirënjohje Komunale
Ramë Sinanaj (Plavë) – Mirënjohje Komunale
13:00 – Inaugurimi i përmendores së Heronjve të Lirisë dhe Heroit Kombëtarë Shkëlzen Haradinaj.