Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimin për dhunim. Ai dyshohet se ka kryer veprën në Rugovë të premten.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Më datën 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti më datën 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.