Dy persona kanë përfunduar në pranga dje, pasi të njëjtit dysho
het se janë marrë me prostitucion.
Rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 18:00.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është mashkull, shtetas kosovar, ndërsa tjetra është femër, shtetase e Shqipërisë.
Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor.
Policia bën të ditur në raport se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin kujdestar, të dyshuarit janë liruar.
Rasti procedohet në procedurë të rregullt.