7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 17 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të dyja normale dhe kanë lindur 2 vajza.
176 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,001 analiza, ndërsa është kryer 1 operacion.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 132 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 84 Ekzaminime të Rëntgenit, 33 EHO dhe 15 CT.