Një pejan ka përfunduar në pranga, pasi vodhi gjësende nga shtëpia e tij.
Sipas ankueses, i dyshuari mori nga shtëpia një televizor, një telefon dhe disa rroba, pa leje.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.